Tre automjete, mes tyre një motoçikletë, u përfshinë të hënën në një përplasje në afërsi të Katedrales "Nënë Tereza" në Prishtinë.

Një kamion, një veturë dhe një motoçikletë u përplasën të hënën në afërsi të Katedrales "Nënë Tereza" në Prishtinë, në një nga pikat më të frekuentuara të qendrës së kryeqytetit.
Përfshirja e një motoçiklete në përplasje me automjete të tonazhit të rëndë e bën aksidentin potencialisht të rëndë, por nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.
Rrethanat dhe shkaqet që çuan tek përplasja e tre automjeteve nuk janë bërë të ditura, po ashtu nuk janë bërë të ditura identitetet e drejtuesve të automjeteve.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

