Një kamion ka marrë flakë në autostradën “Ibrahim Rugova”, pranë daljes për Suharekë, pas një vetaksidenti të dyshuar. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar.

Flakët kanë përfshirë një kamion në autostradën “Ibrahim Rugova”, pak para daljes për Suharekë.
Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë mjetin të mbërthyer nga zjarri. Gjithçka lë të kuptohet se kamioni ka pësuar vetaksident dhe më pas ka marrë flakë, ndonëse rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë sqaruar zyrtarisht.
Nuk është bërë e ditur nëse në aksident ka pasur persona të lënduar. Policia ende nuk ka dhënë informacione shtesë për ngjarjen, për shkakun e zjarrit apo për gjendjen e qarkullimit në këtë segment të autostradës.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

