Zona e mbrojtur e Zvërnecit rrezikon të mos ketë vetëm një resort. Një hetim gazetaresk zbulon se po projektohen edhe tre të tjera, ndërsa gjurmët të çojnë te një takim me banorët tre vite më parë.

Resorti i Kushner nuk është i vetmi projekt turistik që synon zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Sipas një hetimi të Reporter.al (BIRN Albania), në këtë zonë po projektohen edhe tre resorte të tjera.
Historia nis tre vite më parë, në një lokal buzë rrugës që zbret drejt plazhit. Aty u thirrën banorët e Zvërnecit për një takim. Sipas kryeplakut të fshatit, Kostaq Konomit, takimin e kishte kërkuar Mezan Malaj, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe biznesmen ndërtimi.
Në tryezë nuk ishte vetëm Malaj. Në takim mori pjesë edhe Ermal Dredha, i cili në atë kohë drejtonte Bashkinë e Vlorës. Nuk është bërë ende publike se çfarë iu paraqit banorëve në atë takim dhe cilët janë zhvilluesit e secilit prej tre projekteve.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

