Pas një nate të pestë me mijëra qytetarë në sheshin "Skënderbeu" dhe një flamur gjigant me emblemën e UÇK-së, protesta nën moton "Jo në emrin tim" rikthehet sonte nga ora 21:00.

Sheshi "Skënderbeu" pritet të mbushet sërish sonte. Nga ora 21:00 mbahet nata e gjashtë e protestës nën moton "Jo në emrin tim", vazhdimësi e valës së tubimeve kundër vendimit të Dhomave të Specializuara.
Mbrëmjen e kaluar, në natën e pestë, mijëra qytetarë u mblodhën në të njëjtin shesh për të shprehur kundërshtimin ndaj këtij vendimi. Tubimi nisi me shpalosjen e një flamuri të madh kombëtar, mbi të cilin ishte vendosur edhe emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mes pjesëmarrësve ishin edhe djemtë dhe familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Vendimi i Dhomave të Specializuara ka nxitur reagime edhe në nivelin më të lartë politik. Albin Kurti është shprehur për këtë vendim se "Ka pasaktësi dhe gabime ligjore, duhet korrigjuar në Apel". Ndërkaq, platforma "Liria ka Emër" ka deklaruar: "Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët".
Në të njëjtën ditë me protestën e radhës, studentët marshojnë në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

