Qytetarët janë ftuar sërish në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës, në orën 21:00, në protestën e katërt me radhë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sheshi “Skënderbeu” në qendër të Prishtinës pritet të mbushet edhe sonte. Në orën 21:00 nis protesta e katërt radhazi kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i shpallur në Hagë.
Thirrjen për tubim e ka bërë organizata “Liria ka Emër”. Organizatori Çlirim Haziri ka konfirmuar se protesta e sonte shënon ditën e katërt të mobilizimit qytetar.
“Edhe sonte, bashkë në shesh. UÇK nuk është vetëm. Asnjëherë. Nuk heshtim përballë padrejtësisë”, ka shkruar Haziri.
Tubimet po zhvillohen nën moton “Jo në emrin tim”, moto që është kthyer në shenjën dalluese të katër netëve të fundit të grumbullimeve qytetare në kryeqytet.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

