Me flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së, qindra mërgimtarë shqiptarë u mblodhën në sheshin Helvetiaplatz të Cyrihut për të kundërshtuar vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sheshi Helvetiaplatz në Cyrih u mbush sot me flamuj kombëtarë dhe simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qindra mërgimtarë shqiptarë u mblodhën atje në një tubim paqësor kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Motoja e protestës ishte e shkurtër dhe e përsëritur nga pjesëmarrësit: "Jo në emrin tim". Tubimin e organizoi një grup i të rinjve shqiptarë në Zvicër, të cilët në njoftimin e tyre bënë thirrje që gjithçka të zhvillohej në mënyrë paqësore dhe theksuan se aktiviteti u mbajt me leje zyrtare nga Policia e Cyrihut.
Pjesëmarrësit shprehën solidaritet me ish-krerët e UÇK-së dhe kundërshtimin e tyre ndaj dënimeve, duke kërkuar drejtësi për ta. Vendimi i fundit i Dhomave të Specializuara përfshin Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Protesta e Cyrihut nuk është e vetmja: ajo është pjesë e një vargu tubimesh të diasporës shqiptare në vende të ndryshme pas shpalljes së vendimit në Hagë.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

