Islanda po përgatitet për një referendum mbi rinisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë vendim ka ndikuar edhe politika e Donald Trumpit ndaj Grenlandës, të cilën ai e quajti katër herë Islandë.

Katër herë presidenti amerikan Donald Trump e quajti Grenlandën "Islandë" në deklaratat e tij. Në Rejkjavik, ky ngatërrim nuk u prit si lapsus, por si shkak shqetësimi, dhe u kthye në një nga faktorët që e shtynë vendin drejt një vendimi të madh: një referendum për rinisjen e mundshme të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në qendër të debatit publik islandez është kthyer sërish çështja e sovranitetit. Mbështetësit e anëtarësimit argumentojnë se lidhjet më të ngushta me Evropën do t'i jepnin Islandës më shumë siguri dhe mbrojtje në një mjedis gjeopolitik të paqëndrueshëm. Kundërshtarët paralajmërojnë për humbje të mundshme të pavarësisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për kontrollin e zonave të pasura të peshkimit, një burim kyç për ekonominë e ishullit.
Ministrja islandeze e Punëve të Jashtme, Thorgerdur Katrín Gunnarsdóttir, e hodhi poshtë frikën se shtetet e vogla e humbin veten brenda Bashkimit. "Gjithmonë i pyes kolegët e mi nga Irlanda, Finlanda apo Luksemburgu, pra nga ndonjë vend më i vogël brenda Bashkimit Evropian, nëse në njëfarë mënyre e kanë humbur sovranitetin ose pavarësinë e tyre. Më shikojnë sikur të jem grua e çmendur dhe pyeten se çfarë pyetjeje është kjo. E, në fakt, thonë pikërisht të kundërtën: ia dolëm dhe u bëmë më të fortë si pjesë e një grupi më të madh. Kjo u pa shumë qartë edhe gjatë situatës me Grenlandën, kur Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare, të mëdha e të vogla, mbetën fort të bashkuara", tha ajo.
Vendimi nuk merret me një votim të vetëm. Nëse qytetarët e mbështesin vazhdimin e bisedimeve, do të pasojë një proces shumëvjeçar, ndërsa fjalën e fundit për anëtarësimin do ta kenë përsëri votuesit islandezë në një raund të mëvonshëm.
Invalidët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për dokumente. Vendimi i MPJD-së është në fuqi që nga 14 tetori 2026.

