Një ish-ushtar amerikan u dënua me 70 muaj burg për komplot për hakimin e kompanive të telekomunikacionit dhe zhvatjen e tyre. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë i jep meritë edhe Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Hakim i bazave të të dhënave të kompanive të telekomunikacionit, qasje në të dhëna të ndjeshme dhe kërkesa për pagesë për t'i zhvatur kompanitë: për këtë komplot, sipas FBI-së, një ish-ushtar amerikan është dënuar me 70 muaj burgim.
Në këtë rast ka pasur edhe një hallkë kosovare. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, përmes një postimi, falënderoi Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe institucionet e tjera të përfshira për bashkëpunimin që çoi te dënimi.
"Një tjetër shembull i bashkëpunimit të suksesshëm SHBA-Kosovë në luftën kundër krimit kibernetik ndërkombëtar. Falënderojmë Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe institucionet e Kosovës, si dhe të gjithë të përfshirët, për bashkëpunimin e shkëlqyer në sjelljen e këtij rasti para drejtësisë", thuhet në reagimin e Ambasadës.
Ambasada nuk ka bërë të ditur se çfarë kontributi konkret dhanë institucionet kosovare në hetim, as kur u shqiptua dënimi.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

