Rezervat strategjike të naftës po zbrazen me ritëm të paparë për të frenuar goditjen e luftës në Iran mbi çmimet. Vendet europiane janë zotuar për 400 milionë fuçi të tjera deri në mars.

Vendet e G7 kanë nxjerrë deri tani 325 milionë fuçi naftë nga rezervat e tyre, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA). Qëllimi është zbutja e pasojave që lufta në Iran po shkakton në tregun botëror të energjisë.
Kjo nuk është fjala e fundit. Sipas IEA-së, vendet europiane janë zotuar të lëshojnë edhe 400 milionë fuçi deri në muajin mars, të marra nga rezervat e tyre të emergjencës, ato që mbahen pikërisht për raste krize.
Shifrat e reja vijnë pas vendimit të mëparshëm të G7, të marrë në bashkëpunim me IEA-në, për të hedhur menjëherë në treg 100 milionë fuçi naftë bruto dhe naftë dizel, me synimin për të qetësuar frikën rreth furnizimit global me energji.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u tha gazetarëve se masat e grupit do të çojnë në uljen e çmimeve të karburantit.
Presioni për rezultate ndihet edhe përtej Atlantikut. Trump po përballet me pakënaqësi në rritje brenda vendit për shtrenjtimin e karburantit dhe të mallrave të tjera, një rritje çmimesh që lidhet si me luftën në Iran, ashtu edhe me politikat e tij tregtare.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë promovoi një dokumentar që lartëson korpusin e Prishtinës, njësinë dy komandantët e së cilës u dënuan në Hagë për krime lufte. Në premierën në Nish ishte i pranishëm edhe njëri prej tyre, Vlladimir Llazareviqi.

