Një 40-vjeçar i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për mbajtje dhe përdorim të paautorizuar të armës është arrestuar në Prishtinë dhe është dërguar drejt e në qeli për të vuajtur dënimin.

Një burrë 40 vjeç, i dënuar më parë për vepra penale me armë, është arrestuar në Prishtinë nga Stacioni Policor Jugu i Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit.
I arrestuari identifikohet me inicialet A. F. Sipas policisë, ai ishte në kërkim për dy vepra penale: "Mbajtja në pronësi, kontrolli ose posedimi i paautorizuar i armës" dhe "Përdorimi i armës". Për to, gjykata e kishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim.
Pas kryerjes së procedurave policore, 40-vjeçari u dërgua në vuajtje të dënimit, njofton policia, pa dhënë hollësi të tjera mbi rrethanat e kapjes së tij.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

