Një aeroplan ultralehtë që fluturonte nga Çekia drejt Zadarit humbi kontaktin me kontrollin ajror kroat, duke nisur menjëherë një aksion të gjerë kërkim-shpëtimi në zonën malore të Velebitit.

Kontrolli kroat i navigacionit ajror njoftoi sot rreth orës 16:14 se ishte humbur sinjali i një aeroplani ultralehtë me shenjën D-KWZE, i cili po fluturonte nga Çekia drejt Zadarit. Sipas njoftimit drejtuar Qendrës Operative të Mbrojtjes Civile të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kroacisë, sinjali u zhduk rreth 17 milje detare në verilindje të Zadarit.
Qendra Operative e Mbrojtjes Civile nisi menjëherë një aksion kërkim-shpëtimi. Në terren u dërguan punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes Civile të Zadarit dhe Gospiçit, zyrtarë policie, zjarrfikës si dhe ekipe të Shërbimit Malor Kroat të Shpëtimit (HGSS) nga stacionet e Zadarit dhe Gospiçit.
Aksidenti ajror dyshohet të ketë ndodhur në zonën e malit Velebit. Në mënyrë jozyrtare bëhet e ditur se në aeroplan ndodheshin dy persona. Identiteti dhe fati i tyre ende nuk janë bërë të njohur zyrtarisht.
Operacioni i kërkimit vijon në terrenin e vështirë malor të Velebitit.
Gurë kalldrëmi të shkulur nga Parku Rinia, gaz lotsjellës dhe mbi 100 të arrestuar: protestat kundër qeverisë në Shqipëri hynë në ditën e shtatë pa asnjë shenjë qetësimi. Kryeministri Rama i quan pjesë të një sulmi të koordinuar, ndërsa protestuesit fajësojnë policinë për dhunën.

