Prokuroria e Luzernit po heton nëse futbollisti Granit Xhaka ka përfituar një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19 pa u vaksinuar. Ai pritet të merret në pyetje në fillim të tetorit dhe, sipas përfaqësuesit të tij, do të bashkëpunojë plotësisht.

Një dokument mjekësor i lëshuar në kohën e pandemisë e ka çuar futbollistin Granit Xhaka përballë hetuesve zviceranë. Prokuroria e Luzernit e ka vënë atë nën hetim për dyshime se certifikata e tij e vaksinimit kundër COVID-19 mund të jetë e rreme.
Në qendër të çështjes është pyetja nëse Xhaka kishte siguruar një certifikatë që dëshmonte vaksinimin, ndërkohë që vaksinimi mund të mos ketë ndodhur fare. Prokuroria e Luzernit ka konfirmuar se hetimi synon të përcaktojë nëse ka pasur shkelje penale lidhur me përfitimin e një dokumenti të rremë ose falsifikimin e dokumenteve. Xhaka nuk është shpallur fajtor për asgjë dhe, në këtë fazë, mbetet vetëm i dyshuar.
Fija që lidh rastin kalon te një mjeke nga Luzerni. Ordinanca e saj ishte kontrolluar nga policia në vitin 2023, ku u siguruan prova që tani janë pjesë e procedurës hetimore.
Marrja në pyetje e futbollistit nga Prokuroria e Luzernit pritet në fillim të tetorit. Përfaqësuesi i Xhakës ka deklaruar se ai do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet dhe ka bërë të ditur se futbollisti posedon konfirmim nga mjekja se është vaksinuar më 25 janar dhe 11 nëntor 2022. Nëse vaksinimi ka ndodhur apo jo, mbetet pikërisht pyetja që hetimi duhet ta zgjidhë.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

