Pas zgjedhjes së Emilia Rexhepit si nënkryetare nga radhët e minoriteteve joserbe, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e mbylli seancën duke konstatuar se Kuvendi i Republikës së Kosovës është i konstituuar, edhe pse një nga postet e nënkryetarëve, ai i PDK-së, mbeti i paplotësuar.

Kuvendi i Republikës së Kosovës është shpallur i konstituuar, por me një karrige bosh në kryesi: atë të nënkryetarit që i takon Partisë Demokratike të Kosovës.
Konstatimin e bëri kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, menjëherë pasi Emilia Rexhepi u zgjodh nënkryetare e Kuvendit nga radhët e minoriteteve joserbe.
"Me këtë rast, konstatoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar dhe shihemi në seancën e radhës", tha Haxhiu.
Para këtij votimi, nënkryetarë të Kuvendit ishin zgjedhur Kujtim Shala i LDK-së dhe Tanja Vujeviq nga Lista Serbe. Me Rexhepin, numri i nënkryetarëve të zgjedhur arriti në tre, ndërsa posti i katërt, ai i PDK-së, mbeti pa mbajtës.
Rruga drejt plotësimit të kuotës serbe në kryesi kaloi nëpër disa përpjekje të dështuara. Deputetët e Listës Serbe, Slavko Simiq dhe Igor Simiq, nuk i morën votat e mjaftueshme për nënkryetar të Kuvendit, ndërsa Igor Simiq, pasi u propozua, mori 62 vota kundër. As Liliana Stefanoviq nuk arriti të zgjidhej nënkryetare.
Arsyet pse posti i nënkryetarit nga PDK-ja mbeti i paplotësuar nuk janë sqaruar në seancë, as data e seancës së radhës.
Invalidët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për dokumente. Vendimi i MPJD-së është në fuqi që nga 14 tetori 2026.

