Shërbimi Meteorologjik Gjerman e ka ndryshuar paraqitjen e Kosovës, e cila deri më tani shfaqej gabimisht brenda Serbisë. Ambasadori Faruk Ajeti thotë se korrigjimi erdhi pas ankesave të qytetarëve dhe presionit diplomatik.

Në hartat e Shërbimit Meteorologjik Gjerman (Deutscher Wetterdienst) Kosova paraqitet tashmë brenda kufijve të saj kushtetues. Deri më tani, territori i Republikës së Kosovës shfaqej gabimisht si pjesë e Serbisë.
Korrigjimin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti. Sipas tij, ndryshimi nuk erdhi vetvetiu, por pas reagimit të qytetarëve dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik.
"Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete", ka shkruar Ajeti.
Ambasadori u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse hasin institucione apo kompani gjermane ku Kosova ose qytetet e saj nuk paraqiten në mënyrë korrekte, t'i raportojnë rastet në Ambasadën e Kosovës në Gjermani, duke bashkëngjitur edhe dëshmitë përkatëse. Sipas tij, raportime të tilla ndihmojnë që pasaktësitë të adresohen dhe të korrigjohen.
Invalidët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për dokumente. Vendimi i MPJD-së është në fuqi që nga 14 tetori 2026.

