Një kishë në rrugën "Shën Flori" në Lipjan është bërë objekt vjedhjeje: autorët ikën me 50 euro dhe një thikë, ndërsa policia ende nuk i ka identifikuar.

Persona të panjohur kanë hyrë në një kishë në rrugën "Shën Flori" në Lipjan dhe kanë marrë me vete 50 euro dhe një thikë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është shënuar më 1 tetor 2026, në orën 17:00, ndërsa është denoncuar një ditë më vonë, më 2 tetor, kur një burrë kosovar ka njoftuar policinë se në kishë kishin hyrë persona të panjohur.
Policia ka nisur hetimet për rastin. Të dyshuarit ende nuk janë identifikuar.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

