Turma që qëndroi para Gjykatës Speciale në Hagë pas shpalljes fajtorë të ish-krerëve të UÇK-së është shpërndarë, pasi tensionet me policinë holandeze përfunduan me goditje dhe arrestime. Në Prishtinë, protesta u eskalua me thyerje të xhamave të objektit të EULEX-it.

Sheshi para Gjykatës Speciale në Hagë është zbrazët. Mijëra qytetarë që qëndruan në afërsi të institucionit gjyqësor, pas vendimit për shpalljen fajtorë të ish-krerëve të UÇK-së, tanimë janë shpërndarë.
Para shpërndarjes, në afërsi të gjykatës u regjistruan tensione mes mbështetësve të katërshes dhe policisë holandeze. Protestuesit u dëgjuan duke brohoritur "UÇK". Policia reagoi duke goditur dhe arrestuar disa persona, ndërsa numri i të arrestuarve nuk është bërë i ditur.
Ndërkohë tensioni nuk mbeti vetëm në Holandë. Në Prishtinë protesta eskaloi dhe u thyen xhamat e objektit të EULEX-it.
Vendimi i Gjykatës Speciale ndaj katërshes, ish-krerëve të UÇK-së, është shkaku i drejtpërdrejtë i mobilizimit të qytetarëve në dy qytete, para selisë së gjykatës në Hagë dhe në kryeqytetin e Kosovës.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

