Ujë nga gypat e shpërthyer në disa klasa ndërpreu mesditën e së mërkurës punën në institucionin parashkollor “Dielli” në Prishtinë. Prindërit u thirrën me urgjencë për të marrë fëmijët.

Mesditën e së mërkurës, gypat e radiatorëve plasën njëkohësisht në disa klasa të institucionit parashkollor “Dielli” në Prishtinë, duke e detyruar kopshtin të ndërpresë menjëherë aktivitetin.
Prindërit u njoftuan që të vinin t’i merrnin fëmijët. Deri në mbërritjen e tyre, raportohet se të vegjlit u vendosën mbi tavolina, larg dyshemesë së përfshirë nga uji. Pamjet e xhiruara në vendngjarje tregojnë gjendjen në klasat pas shpërthimit të gypave.
Nuk është bërë e ditur nëse ka fëmijë apo punonjës të lënduar, as çfarë e shkaktoi defektin në sistemin e ngrohjes. Mbetet po ashtu e paqartë se kur do të rifillojë puna në këtë institucion parashkollor të kryeqytetit.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

