Një defekt në një gyp kryesor te Pallati i Rinisë ka lënë pa ujë të pijshëm një pjesë të madhe të kryeqytetit. Ujësjellësi nuk jep ende afat për rikthimin e furnizimit.

Një gyp me diametër 350 milimetra është dëmtuar sot te Pallati i Rinisë në Prishtinë, duke lënë pa ujë të pijshëm një pjesë të madhe të kryeqytetit.
Defektin e ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRU “Prishtina”), e cila paralajmëron se ndërprerja do të vazhdojë derisa të riparohet rrjeti. “Si pasojë e këtij defekti, një pjesë e madhe e qytetit të Prishtinës do të mbetet pa ujë deri në sanimin e problemit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Ekipet teknike do të ndërhyjnë për riparimin e defektit, ndërsa kompania nuk ka bërë të ditur se sa do të zgjasë punimi dhe cilat lagje janë prekur.
KRU “Prishtina” u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

