Dita e 6-të e revoltës studentore kundër Ramës mori një kthesë të rrezikshme para selisë së PS: xhama të thyer, persona me maska e shkopinj që dolën nga godina dhe gaz lotsjellës mbi turmë.

Xhama të thyer, persona me maska e shkopinj që dalin nga godina dhe gaz lotsjellës mbi turmë: selia e PS u kthye në pikën më të nxehtë të ditës së 6-të të revoltës studentore kundër Ramës.
Protestuesit, kryesisht të rinj, po marshonin drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit kur situata u tensionua para selisë rozë. Ata arritën të çanin një kordon të forcave të rendit dhe hodhën gurë e sende të forta drejt ndërtesës, duke thyer xhamat e saj.
Në kulmin e tensionit, nga godina e PS dolën disa persona të maskuar, me shkopinj në duar, të cilët u lëshuan drejt të rinjve. Kush ishin ata dhe pse ndodheshin brenda selisë, nuk dihet ende.
Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit. Ndërhyrja shmangu përplasjen e drejtpërdrejtë mes dy grupeve, ndërsa për të lënduar apo të shoqëruar nuk ka ende të dhëna zyrtare.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

