Një grua ka humbur jetën në Prishtinë pasi, sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se ra nga kati i tretë i një banese. Trupi i saj pritet të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa rrethanat e rënies ende nuk janë zbardhur.

Një grua kosovare është gjetur e pajetë në Prishtinë të mërkurën, më 7 tetor, rreth orës 12:13. Sipas Policisë së Kosovës, ajo dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i një banese.
Njësitet policore kanë dalë në vend menjëherë pas njoftimit. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Në raportin e saj 24-orësh, policia shkruan: "Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën femër kosovare e cila dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë i banesës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës pritet të dërgohet në IML për obduksion".
Si ndodhi rënia mbetet ende e paqartë. Rasti është në hetim nga organet kompetente, ndërsa obduksioni pritet të japë përgjigjet e para mbi shkakun e vdekjes.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

