Një grua nga Prizreni u gjet pa shenja jete brenda shtëpisë së saj të martën. Policia e Kosovës e ka kualifikuar rastin si hetim i vdekjes, ndërsa shkaku ende nuk është bërë publik.

Një grua u gjet e pajetë të martën brenda shtëpisë së saj në Prizren, dhe Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, vdekjen e gruas e ka konstatuar mjeku kujdestar. Rasti është regjistruar nën kualifikimin hetim i vdekjes, me shënimin e shkurtër: "Rasti nën hetime".
Policia nuk ka bërë të ditur se çfarë e ka shkaktuar vdekjen, as nëse ka shenja të ndonjë veprimi të dhunshëm. Identiteti i gruas nuk është publikuar, ndërsa në raport ajo përshkruhet vetëm si viktimë femër kosovare.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

