Tre persona ende të paidentifikuar dyshohen se, nën kanosje, kanë dhunuar dhe grabitur një grua, shtetase të huaj, në Prishtinë natën e 6 tetorit. Deri tani nuk raportohet për arrestime.

Tre persona ende të paidentifikuar janë në shënjestër të hetimeve të Policisë së Kosovës, pas një rasti të dyshuar dhunimi ndaj një gruaje, shtetase të huaj, në Prishtinë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 6 tetor 2026, rreth orës 23:00.
Policia bën të ditur se të dyshuarit, nën kanosje, dyshohet se i kanë marrë viktimës edhe sende të ndryshme dhe dokumente personale. Rasti trajtohet kështu si dhunim i dyshuar i shoqëruar me grabitje.
Për ngjarjen është informuar dhe konsultuar prokurori kompetent, si dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML). Sipas raportit policor, "njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin", me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave.
Policia është në kërkim të tre personave të dyshuar, ndërsa deri tani nuk është raportuar për asnjë arrestim lidhur me rastin.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

