Vdekja e një gruaje në Podujevë po trajtohet nga policia si hetim mbi vdekjen. Trupi i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa shkaku ende nuk dihet.

Një grua është gjetur pa shenja jete në Podujevë mbrëmjen e 4 tetorit. Policia e Kosovës e ka regjistruar rastin në raportin e saj 24-orësh si "Hetim mbi vdekjen".
Sipas policisë, lajmërimi për ngjarjen ka ardhur rreth orës 18:30. "Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore", thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

