Një burrë u gjet pa shenja jete brenda shtëpisë së tij në Gjilan, rreth orës 21:20. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Një burrë, shtetas kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan, rreth orës 21:20. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Në raportin e Policisë së Kosovës për këtë rast thuhet: "Gjilan/ Data dhe Koha NN. Me datën 15.09.2026 rreth orës 21:20 është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë".
Rasti po trajtohet nën kualifikimin "Hetim i vdekjes", ndërsa shkaku i vdekjes mbetet i papërcaktuar deri në përfundimet e obduksionit. Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e viktimës.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

