Në spitalin Nasser të Jan Junisit, jeta e pacientëve varet nga rezervat e pakta të vajit për gjeneratorët. Një mekanik ecën mes makinerive, duke u përpjekur të parandalojë çdo defekt që do të linte pa energji repartet.

Në jug të Rripit të Gazës, në spitalin Nasser — kompleksi më i madh mjekësor në Jan Junis — energjia elektrike që mban gjallë pacientët varet nga një grumbull gjeneratorësh dhe nga sasia gjithnjë e më e pakët e vajit që u nevojitet për të punuar.
Mekaniku Mohammed Abu Ghali kontrollon sasinë dhe cilësinë e vajit të motorit që i ka mbetur për të lubrifikuar dhe mbajtur në gjendje pune gjeneratorët që furnizojnë spitalin me energji. Ndërsa ecën mes makinerive, ai përpiqet t'i dalë përpara çdo defekti të mundshëm që mund të ndërpresë rrymën dhe të vërë në rrezik pacientët dhe personelin mjekësor.
Mungesa e vajit dhe e pjesëve të këmbimit për gjeneratorët e spitaleve të Gazës, si pasojë e bllokadës izraelite, kërcënon jetën e pacientëve. Në një spital ku ndërprerja e energjisë mund të nënkuptojë humbje jetësh, çdo litër vaj dhe çdo pjesë e këmbimit bëhet çështje mbijetese.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë promovoi një dokumentar që lartëson korpusin e Prishtinës, njësinë dy komandantët e së cilës u dënuan në Hagë për krime lufte. Në premierën në Nish ishte i pranishëm edhe njëri prej tyre, Vlladimir Llazareviqi.

