Tri vjedhje në Ferizaj dhe tri në Shtime brenda shtatë ditëve, ndërsa policia rajonale zbatoi urdhëresa gjykatash duke arrestuar 13 persona të kërkuar. Për të njëjtën periudhë nuk u raportua asnjë rast i dhunës në familje.

Trembëdhjetë persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave përfunduan në pranga brenda një jave në rajonin e Ferizajt, ndërsa në të njëjtën periudhë u raportuan gjashtë vjedhje.
Sipas raportit javor të Policisë Rajonale të Ferizajt, që mbulon periudhën 14-20 shtator 2026, tri nga rastet e vjedhjeve ndodhën në Ferizaj dhe tri të tjera në Shtime. Arrestimet e 13 të kërkuarve u bënë në kuadër të realizimit të urdhëresave të gjykatave, për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.
Një shifër tjetër spikat në bilancin javor: gjatë kësaj periudhe në rajonin e Ferizajt nuk është raportuar asnjë rast i dhunës në familje.
Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë në parandalimin dhe luftimin e krimit, duke raportuar rastet kriminale në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital "Lajmëro Policinë" ose në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Sipas policisë, konfidencialiteti i të dhënave të qytetarëve do të ruhet.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

