Gjykata ia kishte ndaluar afrimin ndaj bashkëshortes, por një gjakovar dyshohet se e shpërfilli këtë masë. Pas arrestimit, prokurori vendosi që ai të dërgohet në mbajtje.

Një burrë nga Gjakova është arrestuar, i dyshuar se ka shkelur urdhrin mbrojtës që gjykata kishte shqiptuar në favor të bashkëshortes së tij.
Masa e gjykatës i ndalonte atij çdo afrim ndaj gruas brenda një perimetri të caktuar. Megjithatë, ai dyshohet se iu afrua asaj. Sipas informacioneve zyrtare, rasti ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 16:00, në Gjakovë.
Pas arrestimit, prokurori i rastit vendosi që i dyshuari të dërgohet në mbajtje. Hetimet për shkeljen e urdhrit mbrojtës vazhdojnë.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

