Pas 20 ditësh e 20 netësh në shesh, protestuesit e lëvizjes "Jo në emrin tim" panë ligjin që kërkonin të mbetej pa u votuar. Organizatori Çlirim Haziri flet për gaz lotsjellës e përplasje, por paralajmëron se nuk tërhiqen.

Gaz lotsjellës, tensione dhe përplasje. Me këto fjalë e përshkruan Çlirim Haziri, organizatori i protestave "Jo në emrin tim", natën kur ligji për të cilin protestuesit kishin qëndruar javë të tëra në shesh mbeti pa u votuar.
Përgjigjja e tij ishte e prerë: protesta vazhdon. Sipas Hazirit, kërkesa e protestuesve për miratimin e ligjit ende nuk ka marrë përgjigje, ndërsa durimi i tyre, pas 20 ditësh e 20 netësh qëndrimi në shesh, u vu në sprovë pikërisht këtë natë.
"Sonte nuk mbeti pa u votuar vetëm një ligj. Sonte mbeti pa përgjigje një kërkesë për të cilën njerëzit qëndruan 20 ditë e 20 net në shesh. Sonte u vu në provë durimi i tyre. Gaz lotsjellës. Tensione. Përplasje. Por protesta vazhdon. Sepse kjo nuk është vetëm një natë. Është një kërkesë që ende pret përgjigje. UÇK-ja na bashkoi atëherë. UÇK-ja po na bashkon përsëri. VOTOJENI LIGJIN. JO NË EMRIN TIM", ka shkruar Haziri.
Në mesazhin e tij, organizatori e lidh protestën drejtpërdrejt me UÇK-në, si forcë që sipas tij i bashkoi njerëzit atëherë dhe po i bashkon sërish. Nuk dihet ende nëse gjatë përplasjeve ka pasur të lënduar apo të arrestuar.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

