Sheshi në Prishtinë është kthyer në skenë përplasjesh, pasi protesta për ndryshimin e ligjit të Gjykatës Speciale u përshkallëzua me gaz lotsjellës, përleshje dhe zjarre. Turma nuk po largohet dhe policia vazhdon të hedhë gaz.

Re gazi lotsjellës mbi shesh, kontejnerë të djegur dhe ekipe mjekësore në terren: protesta në Prishtinë për ndryshimin e ligjit të Gjykatës Speciale ka dalë nga kontrolli.
Tensioni u ndez pasi policia përdori gaz lotsjellës. Pas kësaj, situata u përshkallëzua shpejt: pati përleshje, ndërsa disa kontejnerë u dogjën. Ekipet e ndihmës së shpejtë ofruan trajtim mjekësor për ata që kishin nevojë, por nuk dihet ende sa persona janë lënduar.
Protesta nuk ka marrë fund. Një numër i madh protestuesish vazhdon të qëndrojë në shesh, ndërsa policia vazhdon të hedhë gaz lotsjellës për t'i shpërndarë.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

