Bulevardi para Kryeministrisë është kthyer në skenë kaosi: gaz lotsjellës i hedhur masivisht mbi protestuesit dhe një tjetër kioskë në flakë. Revolta e studentëve nuk mbetet më vetëm në Tiranë, por shtrihet në Vlorë, Durrës, Korçë dhe Shkodër.

Re gazi lotsjellës kanë mbuluar Bulevardin para Kryeministrisë, ku studentët protestues janë vendosur që prej orëve të mëngjesit. Gazi është hedhur masivisht drejt turmës, ndërsa situata në zonë përshkruhet si kaotike.
Në mes të përplasjeve, flakët kanë përfshirë edhe një tjetër kioskë në Bulevard, duke e shtuar listën e objekteve të djegura gjatë ditëve të protestës. Nuk dihet ende se kush e hodhi gazin dhe kush i vuri zjarrin kioskës.
Thirrja "Poshtë qeveria" mbetet slogani që shoqëron tubimin, i cili nuk ka rënë në intensitet që nga mëngjesi.
Lëvizja tashmë ka dalë përtej kryeqytetit. Protesta është shtrirë masivisht edhe në Vlorë, Durrës, Korçë dhe Shkodër, duke e kthyer revoltën e nisur nga studentët në Tiranë në një mobilizim që prek disa nga qytetet kryesore të vendit.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

