Kryeqyteti gjerman po përballet me sulmin kibernetik më të madh në historinë e tij: hakerët morën afër 6 terabajt të dhëna të administratës shtetërore dhe kërkuan 2 milionë euro shpërblim. Berlini nuk pranoi të paguajë.

Afër 6 terabajt të dhëna qeveritare janë vjedhur nga rrjeti i administratës shtetërore të Berlinit, në atë që cilësohet si sulmi kibernetik më i madh në historinë e kryeqytetit gjerman. Hakerët, identiteti i të cilëve mbetet i panjohur, kërkuan më pas një shpërblim prej 2 milionë eurosh.
Pika e hyrjes ishte befasuese e thjeshtë:: gabimi i një punonjësi të vetëm. Sulmi u krye përmes një skeme të njohur si ClickFix, një taktikë e inxhinierisë sociale, pra e mashtrimit të drejtpërdrejtë të përdoruesit, e cila e bind viktimën të ndërmarrë vetë veprimin që u hap derën sulmuesve.
Shkelja e sigurisë mbeti pa u zbuluar për një kohë të gjatë, çka ngre pyetje serioze mbi kapacitetet e mbrojtjes dixhitale të sektorit publik gjerman. Çështja se si gabimi i një personi të vetëm mund të ekspozojë një sasi kaq të madhe të dhënash nga rrjeti i administratës së landit të Berlinit është në qendër të analizave të ekspertëve.
Autoritetet vendosën të mos u përgjigjen kërkesave të sulmuesve, një vendim i vështirë që lë të hapur pyetjen se çfarë ndodh më tej me të dhënat e grabitura dhe cilat mund të jenë pasojat për qytetarët.
Për taktikën pas sulmit, për arsyet pse depërtimi kaloi gjatë pa u vënë re dhe për zgjedhjen që bëri Berlini, gazetari i Deutsche Welle, Ole Alsaker, ka folur me ekspertët e sigurisë kibernetike Sandro Gaycken dhe Bianca Kastl, të cilët shqyrtojnë edhe dobësitë që incidenti nxjerr në pah në sistemet e teknologjisë informative të institucioneve publike.
Gurë kalldrëmi të shkulur nga Parku Rinia, gaz lotsjellës dhe mbi 100 të arrestuar: protestat kundër qeverisë në Shqipëri hynë në ditën e shtatë pa asnjë shenjë qetësimi. Kryeministri Rama i quan pjesë të një sulmi të koordinuar, ndërsa protestuesit fajësojnë policinë për dhunën.

