Një person është prangosur në Fushë-Kosovë nën dyshimin për dhunimin e një personi tjetër. Prokurori ka vendosur që i dyshuari të dërgohet menjëherë në mbajtje.

Policia e Kosovës ka arrestuar në Fushë-Kosovë një person që dyshohet se ka dhunuar një person tjetër.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rrethanat e rastit dhe koha kur ka ndodhur ngjarja nuk dihen ende.
Rasti mbetet nën hetim, ndërsa i dyshuari gëzon prezumimin e pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

