Një i ri i lënduar gjatë ndërhyrjes së policisë në protestën para Kryeministrisë ka pësuar fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë, thotë motra e tij. Familja paralajmëron se do ta ndjekë rastin deri në fund.

Fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë: kjo është diagnoza e të riut M.S., i cili u lëndua gjatë ndërhyrjes së policisë në protestën para Kryeministrisë, sipas motrës së tij.
"Vëllai im pësoi fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë", ka shkruar ajo në një mesazh. Sipas saj, mjekët kanë vlerësuar se dëmtimet në shtyllë janë shkaktuar nga goditjet, ndërsa fraktura në kafkë ka ardhur nga përplasja me forcë në tokë.
Motra ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe mesazhet e solidaritetit, duke u kërkuar vetëm një gjë: të luten për shërimin e vëllait. "Unë, mami, babi dhe motra po i qëndrojmë pranë. Ai e ka të gjithë mbështetjen tonë dhe, inshallah, do t’ia dalë", ka shkruar ajo.
Familja nuk ka ndër mend ta lërë rastin pa përgjigje. Motra kërkon që personat përgjegjës për lëndimin të përballen me drejtësinë: "Pseudopolicët që e bënë këtë gjë do të dënohen dhe ne do ta ndjekim çështjen deri në fund." Nuk dihet ende nëse policia ka reaguar ndaj këtyre akuzave.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

