Një fotografi me armë zjarri e publikuar në rrjetet sociale përfundoi me konfiskimin e një pistolete me gaz dhe shoqërimin e dy personave në Suharekë. Prokurori urdhëroi lirimin e tyre, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Një postim në rrjetet sociale ka sjellë policinë në fshatin Krushicë të Suharekës, ku dy persona janë shoqëruar në stacionin policor për mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe municionit.
Sipas raportit të Policisë, rasti është regjistruar më 7 tetor 2026, rreth orës 10:30. Njëri nga të dyshuarit kishte publikuar një fotografi me armë zjarri në rrjetet sociale, ndërsa pistoleta me gaz, sipas policisë, i përkiste të dyshuarit tjetër.
Policia bëri të ditur se arma është konfiskuar së bashku me një karikator.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar. Rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

