Një foshnjë vetëm dy muajshe ndërroi jetë pasi u soll për trajtim në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit. Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si vdekje të dyshimtë dhe ka nisur hetimet.

Një foshnjë dy muajshe ka ndërruar jetë në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit, ku ishte sjellë për trajtim mjekësor. Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si vdekje të dyshimtë dhe ka nisur hetimet.
Në raportin e policisë, të regjistruar më 14 tetor 2026 në orën 12:15, thuhet se ishte vetë emergjenca e spitalit ajo që e lajmëroi rastin. Foshnja ndërroi jetë pasi kishte mbërritur për trajtim, ndërsa vdekjen e saj e konstatoi ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë publik.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

