Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka vendosur që flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të ekspozohet në të gjitha strukturat dhe institucionet e BIK-ut, përfshirë minaret e xhamive.

Flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të ngrihet edhe në minaret e xhamive. Kjo është pika më e pazakontë e vendimit të marrë në mbledhjen e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, me të cilin i gjithë sistemi i BIK-ut obligohet të ekspozojë flamurin e UÇK-së.
Sipas vendimit, detyrimi shtrihet në të gjitha strukturat dhe institucionet që veprojnë nën Bashkësinë Islame të Kosovës, e jo vetëm në një pjesë të tyre. Përveç hapësirave të zakonshme e të përcaktuara ku vendosen flamujt, është urdhëruar që flamuri i UÇK-së të vendoset edhe në minare.
BIK-u ka kërkuar që zbatimi të bëhet në të gjitha nivelet e institucioneve të tij. Nga vendimi nuk del sa do të zgjatë ekspozimi i flamurit.
Ekspozimi nis nesër, ndërsa data e saktë e mbledhjes së Kryesisë nuk është bërë publike.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

