Sheshi "Skënderbeu" në Shkup ka nisur të mbushet me protestues që kundërshtojnë vendimin dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Tubimi është paralajmëruar për orën 14:00.

Flamujt kuq e zi dhe ata të UÇK-së janë ngritur që herët sot në Sheshin "Skënderbeu" në Shkup, ku qytetarët kanë nisur të grumbullohen për një protestë kundër vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Fillimi zyrtar i tubimit është paralajmëruar për orën 14:00, ndërsa numri i pjesëmarrësve pritet të shtohet në orët para nisjes. Nuk dihet ende sa veta do të marrin pjesë.
Protesta në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut nuk është e vetme. Ajo i bashkohet një vale tubimesh të ngjashme që po mbahen në vende të ndryshme në mbështetje të katërshes së UÇK-së, pas vendimit që i shpalli fajtorë ish-krerët.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

