Katër italianë ishin të bllokuar në një makinë që digjej pas një aksidenti në Zvicër, ndërsa njerëzit përreth vetëm shikonin. Një shqiptar hyri vetë mes flakëve dhe i shpëtoi, duke hapur një debat se pse askush tjetër nuk ndërhyri.

Makina e aksidentuar po digjej, katër italianë ishin të bllokuar brenda, dhe rreth saj qëndronte një turmë e tërë. Askush nuk lëvizi. Ishte një shqiptar ai që u fut mes flakëve, të larta rreth tre metra, dhe i shpëtoi të katër.
Ngjarja ka ndodhur në Zvicër, ndonëse data dhe vendi i saktë i aksidentit nuk janë bërë të ditura. Sipas rrëfimit të vetë shpëtimtarit, kur mbërriti në vendngjarje gjeti shumë njerëz që e ndiqnin me sy makinën në flakë, por asnjëri prej tyre nuk ndërmerrte hapin për të ndihmuar.
Pikërisht kjo pamje e të pranishmëve pasivë e ka kthyer rastin në temë diskutimi. Një lektore në Institutin për Delikuencën dhe Parandalimin e Krimit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Cyrihut shpjegon se në situata të tilla secili prej të pranishmëve mendon se dikush tjetër do të ndërhyjë. Kështu, të gjithë mbajnë distancë dhe presin se kush do të dalë i pari. Sipas saj, shumë njerëz hezitojnë madje edhe ta njoftojnë policinë, sepse nuk duan të përfshihen në asnjë mënyrë në një ngjarje tragjike.
Lektorja paralajmëron megjithatë se kjo sjellje mund të ketë edhe pasoja ligjore. Kushdo që nuk i jep ndihmë një personi në rrezik të menjëhershëm vdekjeje, kur do të ishte e arsyeshme të pritej që ta bënte këtë, mund të ndiqet penalisht për mosdhënie ndihme.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

