Me vetëm pak orë para skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit, protestuesit pranë Kuvendit të Kosovës kanë nisur të hedhin fishekzjarre, ndërsa policia shton praninë në terren.

Fishekzjarret kanë nisur të ndriçojnë qiellin mbi Kuvendin e Kosovës, në orët kur vendi numëron minutat e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit. Protestuesit i kanë drejtuar ato nga hapësira përreth ndërtesës së Kuvendit, duke e ngritur edhe më tej tensionin në qendër të Prishtinës.
Turma pranë Kuvendit sa vjen e shtohet. Në të njëjtën kohë, po rritet edhe numri i forcave policore të vendosura në zonë. Nuk dihet ende nëse ka pasur të lënduar apo të ndaluar.
Në sfond qëndron ora politike: nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit, Kosova mund të përfundojë në zgjedhje. Deri tani mbetet e paqartë nëse palët do të arrijnë marrëveshje para se afati të skadojë, ndërsa zhvillimet në sheshin përballë Kuvendit vazhdojnë.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

