Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 2.6 milionë euro dhe një makinë luksoze Bentley nga një burrë që hetohet për falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash. Sipas akuzës, pasuria dyshohet të jetë fituar përmes falsifikimit.

Një shumë prej 2.6 milionë eurosh dhe një automjet luksoz i markës Bentley janë vënë nën sekuestro në Fier, në kuadër të një hetimi për falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash.
Prokuroria e Fierit e bëri të ditur masën të enjten, më 1 tetor. Sipas prokurorisë, paratë dhe automjeti zotërohen nga K.H., i cili është marrë nën hetim për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve dhe të pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale.
Hetuesit dyshojnë se pronat janë përfituar përmes falsifikimit. Sipas prokurorisë, i dyshuari ndodhet aktualisht nën një masë, lloji i së cilës nuk është bërë ende publik.
Sekuestrimi është masë e përkohshme gjatë hetimit dhe nuk përbën vendim për fajësinë. K.H. konsiderohet i pafajshëm derisa të shpallet ndryshe me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

