Ishin familjarët ata që ndërhynë të parët dhe e shuan zjarrin, para se policia të mbërrinte. Një burrë 68-vjeçar në Ferizaj, i cili dyshohet se tentoi t'i vinte flakën vetes, është në gjendje stabile sipas informatave fillestare të policisë.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, zjarri ishte shuar tashmë. Familjarët e një burri 68-vjeçar në Ferizaj kishin arritur ta ndalnin flakën, pas një ngjarjeje në të cilën, sipas policisë, dyshohet se burri tentoi t'i vinte flakën vetes.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin. Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Ferizajt, njoftimi për ngjarjen ka ardhur mbrëmë, rreth orës 20:10.
Burri mbeti i lënduar. "I lënduari është trajtuar fillimisht nga ekipet emergjente dhe më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim të mëtejmë. Sipas informatave fillestare të policisë, gjendja e tij shëndetësore ishte stabile", deklaroi zëdhënësi.
Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë sqaruar. "Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të rendit dhe hetuesit, të cilët po merren me sqarimin e rrethanave të rastit", shtoi ai.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

