Një nënë dhe vajza e saj janë vendosur në strehimore në Ferizaj, pasi raportohet se u sulmuan fizikisht nga djali i familjes. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, mbahet në mbajtje.

Një nënë dhe vajza e saj kanë përfunduar në strehimore në Ferizaj, pasi raportohet se u sulmuan fizikisht brenda familjes nga djali i saj, vëllai i viktimës së dytë.
Dhuna, sipas informacioneve për rastin, ka shpërthyer pas një përplasjeje verbale. Të dyja gratë kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas janë dërguar në strehimore.
I dyshuari është arrestuar. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti ndodhet tani në procedurë hetimore.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

