Shtatë ditë në rrugët e rajonit të Ferizajt: mbi një mijë e dyqind gjoba, njëzet shoferë të mbetur pa patentë dhe tridhjetë aksidente, nëntë prej tyre me të lënduar.

Njëzet shoferë kanë mbetur pa patentë brenda një jave në rajonin e Ferizajt, pasi sipas policisë kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut. Në të njëjtën periudhë, nga 14 deri më 20 shtator 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse.
Bilanci i shtatë ditëve në rrugë mbetet i rëndë. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 30 aksidente trafiku. Nëntë prej tyre kanë përfunduar me lëndime trupore, me 13 persona të lënduar, ndërsa 21 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nga njoftimi i policisë, masat janë ndërmarrë në kuadër të aktiviteteve për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor. Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në këtë drejtim dhe u ka bërë thirrje shoferëve të jenë të kujdesshëm dhe t'i respektojnë rregullat e trafikut.
Qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë kundërvajtjet në trafik përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital "Lajmëro Policinë" ose numrit kujdestar 192.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

