Një djalë katërvjeçar përfundoi në mjekësinë familjare me plagë në dorë e në gjoks, pasi policia dyshon se u sulmua me thikë nga një grua e lagjes, në mes të rrugës në Leposaviq. Rasti po hetohet si vrasje në tentativë.

Një djalë katërvjeçar u plagos në dorë dhe në gjoks derisa ndodhej në rrugë në qytetin e Leposaviqit, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar një grua të lagjes, e dyshuar se e sulmoi me thikë.
Alarmi u dha më 1 tetor 2026, rreth orës 12:20, kur Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare njoftoi Stacionin Policor në Leposaviq se aty ishte sjellë për trajtim një fëmijë i gjinisë mashkullore me plagë që dyshohet se ishin shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Sipas mjekut kujdestar, fëmija është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Nga hetimet fillestare, policia dyshon se autore e sulmit është një grua e lindur në vitin 1990, e cila banon në të njëjtën lagje me fëmijën. Sipas policisë, gjatë arrestimit ajo tentoi të sulmonte edhe zyrtarët policorë, por u neutralizua pa pasoja për askënd. Po sipas policisë, gjatë hetimeve është marrë informacion se e dyshuara ka probleme të shëndetit mendor.
Me udhëzim të prokurorit të shtetit, ndaj saj është iniciuar rasti penal "Vrasje në tentativë", ndërsa e dyshuara është ndaluar për 48 orë. Motivi i sulmit nuk është bërë i ditur.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

