Partia Popullore Evropiane ka nisur hapa zyrtarë ndaj Partisë Përparimtare Serbe, partisë në pushtet të presidentit Aleksandar Vuçiq, e cila mban statusin e anëtarit të asociuar në këtë familje politike evropiane.

Familja politike më e madhe në Evropë ka vendosur t'i japë fund pritjes me aleatin e saj të asociuar nga Beogradi. Partia Popullore Evropiane (EPP) ka ndërmarrë hapa zyrtarë për të nisur një procedurë ndaj Partisë Përparimtare Serbe (SNS), partisë në pushtet në Serbi, e cila drejtohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe gëzon statusin e anëtarit të asociuar në këtë grupim.
Hapin e bëri publik eurodeputeti bullgar dhe kryetari i delegacionit bullgar në EPP, Andrej Kovaçev, gjatë fjalës së tij në forumin “EU Meets the Balkans”, të mbajtur të premten, më 18 shtator, në Sofje.
Kovaçev tha se brenda EPP-së ka një mbështetje gjithnjë e më të madhe dhe zëra të fuqishëm kundër SNS-së, duke theksuar se ka ardhur fundi i durimit, pasi, sipas tij, Vuçiq ka vite që luan në dy krahë të ndryshëm.
Eurodeputeti bullgar nuk e kufizoi kritikën vetëm te Beogradi. Ai u ndal edhe te qasja e liderëve të tjerë evropianë ndaj kryeqytetit serb, duke veçuar kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe presidentin francez Emmanuel Macron. Sipas Kovaçevit, ndonëse Serbia mbetet një vend kyç dhe Evropa ka nevojë për të, mesazhet e deritanishme të udhëheqësve perëndimorë nuk kanë qenë mjaftueshëm të qarta, të ndikuara nga shpresa e gabuar se zotimet e Vuçiqit përkojnë me realitetin në terren.
Mbetet e paqartë se çfarë forme do të marrë procedura, sa do të zgjasë dhe çfarë pasojash mund të ketë për statusin e SNS-së brenda EPP-së.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

