Një kosovar i arrestuar në Itali me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga drejtësia e Kosovës u kthye të martën në vend dhe tani ndodhet në duart e policisë në Gjakovë.

I kërkuar nga drejtësia kosovare për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal dhe për kontrabandë me emigrantë, një shtetas i Kosovës me inicialet S.S. u ekstradua të martën, më 6 tetor 2026, nga Italia në Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, ekstradimin e realizoi Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë e tjera relevante të policisë dhe me institucionet e drejtësisë. I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane, ndonëse nuk dihet se kur dhe ku, pasi ndaj tij ishte lëshuar fletarrest ndërkombëtar përmes INTERPOL-it nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Fletarresti ishte nxjerrë për veprat penale "Pjesëmarrje në grupin e organizuar kriminal" dhe "Kontrabandë me emigrantë". Policia ka bërë të ditur se dorëzimi u krye në bazë të ligjeve në fuqi dhe të bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe atyre të Italisë.
Menjëherë pas mbërritjes në Kosovë, S.S. iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë në rajonin e Gjakovës, ku do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore ndaj tij.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

