Punimet me ekskavator në rrugën "Brahim Ademi" në Ferizaj u ndërprenë pasi nga toka doli një mjet i dyshuar i panjohur. Në vendngjarje dolën njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-i, të cilët e tërhoqën objektin.

Një mjet i dyshuar i panjohur është nxjerrë nga toka gjatë punimeve me ekskavator në rrugën "Brahim Ademi" në Ferizaj. Sipas raportit të Policisë, rasti është regjistruar më 15 shtator 2026, në orën 17:05.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-i, të cilët e kanë tërhequr objektin e dyshimtë nga zona e punimeve.
"Rr. Brahim Ademi, Ferizaj 15.09.2026-17:05. Gjatë disa punimeve me ekskavator është raportuar për gjetje të një mjeti të dyshuar të panjohur. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it, të cilët kanë tërhequr mjetin e dyshimtë", thuhet në raportin e Policisë.
Lloji i mjetit të gjetur nuk është bërë i ditur. Nuk janë raportuar as lëndime, as dëme materiale.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

