Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka nisur një operacion shpëtimi në Bjeshkët e Nemuna, në zonën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ekipet janë në terren, ndërsa rrethanat e rastit nuk janë bërë publike.

Ekipet e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) janë angazhuar në një operacion shpëtimi në Bjeshkët e Nemuna, në zonën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Vetë shërbimi e ka konfirmuar ndërhyrjen përmes një njoftimi publik: "ShKShMK është duke e zhvilluar një operacion shpëtimi në Bjeshkët e Nemuna, në zonën kufitare Shqipëri, Kosovë. Për më shumë informata, ju informojmë me kohë".
Sipas njoftimit të ShKShMK-së, ekipet ndodhen në terren për realizimin e operacionit. Nuk është bërë e ditur sa persona janë të përfshirë, as rrethanat që çuan tek kërkesa për ndërhyrje.
Bjeshkët e Nemuna janë një nga zonat më të vështira malore të rajonit dhe ndërhyrjet e ekipeve të specializuara atje kryhen shpesh në terren të thyer dhe të largët nga rrugët e qasshme. Shërbimi ka paralajmëruar se do të dalë me informacione të mëtejshme.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

