Një vajzë e mitur u nis nga shtëpia drejt shkollës në lagjen Ulpianë dhe nuk u kthye më. Po në Prishtinë, një nënë tjetër ka lajmëruar se edhe vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.

Dy nëna në Prishtinë kanë lajmëruar zhdukjen e vajzave të tyre, në dy raste të veçanta.
Rasti i parë është shënuar në lagjen Ulpianë, më 14 tetor 2026, në orën 07:00. Sipas përshkrimit të rastit, ankuesja ka raportuar se vajza e saj e mitur "ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më".
Rasti i dytë lidhet me rrugën "Ibrahim Kelmendi". Edhe këtu, një nënë ka njoftuar se vajza e saj ka lënë shtëpinë dhe ende nuk është kthyer. Mosha e saj dhe koha e lajmërimit nuk janë bërë të ditura.
Nuk dihet ende nëse ndonjëra prej vajzave është gjetur.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

