Një armë e ligjshme ka përfunduar në duar të panjohura pas një vjedhjeje me thyerje në Prishtinë. Pronari i banesës thotë se pa dy persona të maskuar, të veshur me të zeza, duke u zhdukur nga ballkoni.

Dy persona të maskuar, të veshur me të zeza, janë parë duke u larguar nga ballkoni i një banese në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, ata kishin hyrë me forcë brenda dhe kishin marrë armën e pronarit, për të cilën ai ka leje.
Rasti është raportuar më 3 tetor, rreth orës 21:50. Hajdutët kishin dëmtuar derën e ballkonit për të hyrë në banesë. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet: "Ankuesi m/k ka raportuar se persona të panjohur kishin dëmtuar derën e ballkonit dhe kishin hyrë me forcë në banesën e tij ku nga aty kanë arritur të marrin armën e tij për të cilën posedon leje".
Pronari i ka treguar policisë se i kishte vërejtur të dy personat në momentin kur po largoheshin nga ballkoni, në drejtim të panjohur. Autorët ende nuk janë identifikuar.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

